Lajmet

Samsung fillon lançimin global të asistentit virtual Bixby

Aug 19 2017
0 Shpërndarje
Përpara se të mbërrinte në SHBA, asistenti virtual i Samsung kishte debutuar në Korenë e Jugut. Samsung fillon lançimin global të asistentit virtual Bixby

Ditën e Premte Samsung filloi përditësimin e aplikacioneve Bixby përfshirë Bixby, Bixby PLM, Bixby Wakeup, Bixby Dictation dhe Bixby Global Action, në disa tregje të botës ku mund të përmendim Britaninë, Afrikën e Jugut, Indinë, Hollandën dhe Gjermaninë.

Në këtë pikë lehtësisht mund të themi se lançimi në rang global i Bixby ka filluar. Megjithatë kompania ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me aktivizimin e Bixby në këto rajone.

Sipas disa raporeve në Gjermani, përdoruesit thonë se Bixby është plotësisht funksional. Gjigandi Koreano Jugor lançoi Bixby në Amerikë muajin e kaluar. Përpara se të mbërrinte në SHBA, asistenti virtual i Samsung kishte debutuar në Korenë e Jugut.

Bixby është kundërpërgjigja e Samsung nga Apple Siri, Amazon Alexa dhe Microsoft Cortana. I lançuar së bashku me Galaxy S8-ën, asistentit virtual jua deshën të paktën 2 muaj që të ishte plotësisht funksional në telefonin më të mirë të kompanisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>