Harduer

Samsung finalizon panelin fleksibël OLED për telefonët inteligjentë

Jul 26 2018
0 Shpërndarje
Në kushte të tilla ekrani do të funksionojë normalisht e madje Samsung e kishte prodhuar përplasjen e tij nga lartësia 1.8 metër. Samsung finalizon panelin fleksibël OLED për telefonët inteligjentë

Ekranet fleksibël OLED janë shfaqur në treg prej vitesh, megjithatë implementimi i tyre në pajisje konsumatore ka qenë i kufizuar.

Samsung beson se është gati me prezantimin e një paneli OLED i cili ka një mbulesë plastike transparente në vend të xhamit.

Gjigandi Korean e përshkruan panelin si të pathyeshëm dhe mund tu rezistojë 26 rënieve nga lartësia 1.2 metër si dhe temperaturave ekstreme prej 71 gradë celsius dhe -32 gradë celsius.

Në kushte të tilla ekrani do të funksionojë normalisht e madje Samsung e kishte prodhuar përplasjen e tij nga lartësia 1.8 metër.

I zhvilluar për telefonët, ky panel i ri OLED do të shitet edhe përmes konsolave, pajisjeve ushtarake, tabletëve e-learning dhe ekraneve të makinave.

Nisur nga fakti që Samsung nuk ka filluar ende prodhimin në masë, lançimi i një produkti me këtë ekran mbetet mister. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>