Biznes

Samsung fitoi 109 milion dollar në ditë në tre mujorin e tretë të 2017-ës

Oct 31 2017
0 Shpërndarje
Por pavarësisht këtyre, fitimi i Samsung u rrit më 148% krahasuar me një vit më parë falë kërkesës së lartë për çipet memorjes dhe debutimin e Note 8-ës. Samsung fitoi 109 milion dollar në ditë në tre mujorin e tretë të 2017-ës

Gjigandi Korean i elektronikës raportoi fitime rekord prej 10 miliard dollarësh për periudhën Korrik-Shtator.

Lideri de fakto i prodhuesit më të madh në botë të çipeve të memories dhe telefonëve inteligjentë u burgos në muajin Gusht ndërsa vitin e kaluar kompania u ballafaqua me një katastrofë të vërtetë nga Note 7 që digjeshin.

Por pavarësisht këtyre, fitimi i Samsung u rrit më 148% krahasuar me një vit më parë falë kërkesës së lartë për çipet memories dhe debutimin e Note 8-ës.

Ky raport vjen dy javë pas largimi të ekzekutivit të Samsung, Kwon Oh-Hyun, duke thënë se firma përballet me një krizë të paprecedent dhe se fitimi aktual është si rezultat i veprimeve të së kaluarës.

Samsung Electronics është filiali më i madh dhe më fitimprurës i Sasmugn Group. Lideri i grupit Jay Y. Lee u dënua me burg pas akuzave të korrupsionit ku përfshihej edhe presidentja e shkarkuar Park Geun Hye.

Lee u dënua me 5 vite burg megjithatë ai ka premtuar apelimin. Edhe Galaxy Note 7 i dha një goditje të rëndë financave të kompanisë, fitimet dhe vlera e aksioneve të Samsung kanë parë vetëm ditë të mira.

Kompania parashikon rritje të fitimeve nga biznesi i semikonduktorëve vitin e ardhshëm falë zhvillimit të inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>