Harduer

Samsung fut 1080p Video në aparatin kompakt TL350

Feb 22 2010
0 Shpërndarje
Samsung fut 1080p Video në aparatin kompakt TL350

Duke pasur parasysh DSLR të shumtë të rangut të lartë që janë në gjendje të kapin video në rezolucion 1080p dhe atë në kualitet profesional, ishte vetëm çështje kohe derisa formati i artë HD të zbriste në një aparat kompakt digjital.

Aparati i ri nga Samsung, TL350 është i pari që do të paraqitet në treg dhe do të jetë në gjendje të kap video në rezolucion 1080p me 30 FPS. TL350 shfrytëzon një sensor 10.2 megapikselësh backside-illuminated CMOS për të mundësuar këtë veçori.

Përveç atësive të tija për të video në rezolucion të lartë, aparati i Samsung veçohet me një ekran 3 inç OLED, thjerrë 24 mm me kënd të gjerë, 5x zoom optik, kontrolle të plota manuale dhe përkrahje për RAW.

Samsung gjithashtu se aparati është në gjendje të kap imazhe 10 megapikselëshe në vazhdimësi me 10 FPS, që është një shpejtësi fotografuese që sfidon DSLR-t.

TL350 pritet të paraqitet në treg gjatë pranverës me një çmim prej 350 dollarë.

Lajmet e fundit>