Harduer

Samsung Galaxy Book, një tablet me Windows 10 dhe procesorë Intel

Feb 26 2017
0 Shpërndarje
Nëse Samsung e mund Microsoft në çmim, tableti i ri prodhuesit Korean me Windows 10 mund të ketë shanse përballë Surface Pro. Samsung Galaxy Book, një tablet me Windows 10 dhe procesorë Intel Photo Source: Wired

Në Kongresin Mobil Botëror Samsung prezantoi Galaxy Book, një hibrid 2n1 me Windows 10 i cili përmban funksionalitete të avancuara produktiviteti dhe zbavitjeje.

Ndryshe nga Surface, Galaxy Book vjen në dy modele: 10.6 inç dhe 12 inç. Modeli me ekran më të vogël ka ekran TFT LCD me rezolucion 1920×1080 ndërsa modeli 12 inç shkëlqen me ekranin AMOLED me rezolucion 2160×1440.

Dhe mos harroni se kemi të bëjmë me tabletë Windows që do të thotë se Intel hynë në skenë. Modeli 10.6 inç fuqizohet nga procesori i gjeneratës së 7-të core M3 me frekuencë 2.6 Ghz ndërsa homologu ka procesor edhe më potent, core i5 të gjeneratës së 7-të me frekuencë 3.1 Ghz.

Kjo po që është arritje, sidomos për një tablet 7.4 mm të trashë. Në Barcelonë Samsung “luajti” me tabletin e ri, përkatësisht modelin 12 inç dhe suportin e tij për HDR.

Lapsi S Pen ka mbi 4,000 nivele presioni dhe nuk ka nevojë për ngarkim. S Pen për Windows 10 ka një veçori me të vërtetë të veçantë në Windows 10. Pjerrësia e tij gjatë shkrimi ndryshon edhe trashësinë e një vije, duke e bërë një vegël të vërtetë për artistët.

Por nuk përfundon e gjitha këtu sepse Samsung ofron edhe një tastierë fizike, për këtë e quajtëm 2n1. Samsung Pogo, siç edhe tastiera bart emrin, është ndërtuar për profesionistët që kërkojnë eksperiencë laptopi në lëvizje.

Nuk është tastierë Bluetooth, që do të thotë se nuk ka nevojë për ngarkim. Samsung do të ofrojë modele opsionale me LTE të tabletit. Modeli 10.6 inç ka 4GB RAM me 64GB dhe 128GB si opsione të memorjes së brendshme.

Ndërsa modeli 12 inç ka dy opsione memorjesh dhe RAM: 4GB RAM dhe 128GB memorje të brenshme; 8GB RAM dhe 256GB memorje të brendshme. Çmimi? Disponueshmëria? Vetëm Samsung e di. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>