Harduer

Samsung Galaxy Grand 5 inç, pajisje e klasit të mesëm

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy Grand 5 inç, pajisje e klasit të mesëm

Samsung sot prezantoi modelin e ri nga seria Galaxy me emrin Samsung Galaxy Grand.

Bëhet fjalë për model me ekran 5 inç me rezolucion 800 x 400 piksel (WVGA), i cili punon me procesor dy bërthamësh me fuqi prej 1,2 GHZ, 1GB RAM, 8 GB memorie të brendshme dhe me hapësirë për kartë memorie microSD me kapacitet deri në 64 GB.

Sistemin operativ të cilin e përdor kjo pajisje është Android 4.1.2 Jelly Bean.

Samsung Galaxy Grand ndjek dizajnët e modeleve ekzistuese dhe ngjan shumë me Galaxy S3 dhe Galaxy Note 2.

Pajisja do të vijë përveç asaj të zakonshmes edhe me versionin Dual-SIM, por tani për tani nuk ka ndonjë informacion rreth disponueshmërisë dhe çmimit.

Samsung-u kryeson tregun e pajisjeve mobile

Bazuar në specifikat mund të arrijmë në përfundimin se bëhet fjalë për klasën e mesme të çmimit, kurse grupi i synuar është padyshim ata të cilët ekranin e madh e kanë si obligim, pa nevoja të veçanta për detaje tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>