Harduer

Samsung Galaxy Note 8 prezantohet në Gusht

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Tradicionalisht ky telefon është prezantua në konferencën IFA në Berlin e cila mbahet në Shtator por kjo ndryshoi me Galaxy note 7. Samsung Galaxy Note 8 prezantohet në Gusht

Nga Samsung Galaxy Note 8-ta na ndajnë vetëm dy muaj thotë uebsajti Koreano Jugor i lajmeve The Bell.

Duke cituar Samsung Electronics, The Bell thotë se telefoni i ri mund të debutojë nga mesi i muajit Gusht e cila përkon e të njëjtën periudhë kur u prezantua Galaxy Note 7 vitin e kaluar.

Tradicionalisht ky telefon është prezantuar në konferencën IFA në Berlin e cila mbahet në Shtator por kjo ndryshoi me Galaxy Note 7.

Ky i fundit u tërhoq nga tregu si rezultat i problemeve me bateritë çka nxiti spekulime se Samsung mund të lançonte Galaxy S8-ën përpara kohe.

Por The Bell thotë se përshpejtimi i debutimit të Galaxy Note 8-ës bëhet me qëllim që të shmanget përplasja me iPhone 8. Padyshim Samsung do të kërkojnë mënyra të reja për ti larguar sadopak shkëlqimin telefonit të Apple.

Galaxy Note 8 pritet që të ketë ekran mes 6.3 deri në 6.4 inç të lakuar, procesor Snapdragon 836, kamër të dyfishtë 13 megapiksel. Ekrani i telefonit pritet të ketë të njëjtin raport me përmasat e tij që kanë Galaxy S8 dhe S8 Plus. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>