Harduer

Samsung Galaxy Note 8 pritet të prezantohet më 23 Gusht

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Sipas Evan Blass të VentureBeat, telefoni do të ketë ekran 6.2 inç sa Galaxy S8-ta Plus ndërsa diferenca e tyre është në sistemin dual të kamerave dhe lapsit Stylus S Pen. Samsung Galaxy Note 8 pritet të prezantohet më 23 Gusht

Muajin e kaluar u raportua se Galaxy Note 8 do të debutojë në Gusht. Ditën e Mërkure erdhi konfirmimi i radhës nga mediat Koreano Jugore.

The Bell raportoi se Note 8 prezantohet zyrtarisht më 23 Gusht ndërsa The Investor duke cituar një ekzekutiv të Samsung thotë gjithashtu se Note 8 debuton në Gusht por nuk jep datën e saktë.

Sipas Evan Blass të VentureBeat, telefoni do të ketë ekran 6.2 inç sa Galaxy S8-ta Plus ndërsa diferenca e tyre është në sistemin dual të kamerave dhe lapsit Stylus S Pen.

Insajderi i industrisë mobile thotë se sistemi i kamerave do të pozicionohen horizontalisht dhe përbëhet nga dy sensorë 12 megapiksel. Me shumë gjasa skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë ngjitur me to.

Blass thotë se telefoni do të kushtojë 999 Euro në Evropë dhe 900 dollar në SHBA. Note 8 vjen në tre ngjyra, zezë, blu dhe artë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>