Harduer

Samsung Galaxy NX, kamerë e fuqizuar me DSLR me Android vjen këtë tetor

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy NX, kamerë e fuqizuar me DSLR me Android vjen këtë tetor

Pas lëshimit në Britani të Madhe në fund të korrikut të këtij viti, Samsung Galaxy NX pritet që të lëshohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çmimin do ta ketë prej 1,600 dollarë vetëm për trupin.

Samsung Galaxy NX është planifikuar që të lëshohet gjatë muajit tetor, pikërisht në kohën përpara pushimeve dimërore kur është edhe sezoni i blerjeve të shumta. Pajisja mundëson lente të mundshme për ndërrim dhe vjen e pajisur me Android 4.2 Jelly Bean.

Nëse jeni duke shikuar që të keni kamerën tuaj Samsung Galaxy NX të pajisur me lente, atëherë pakoja më e lirë e Samsung Galaxy NX në SHBA do ta ketë çmimin prej 1,700 dollarësh, me lente 18-55mm.

Samsung Galaxy NX është sistemi i parë në botë i kamerave që është pajisur me mbështetjen 3G/4G LTE dhe Wi-Fi, së bashku me lente që mund të ndërrohen. Shikoni videon pasi të keni mësuar më tepër për veçoritë e Samsung Galaxy NX dhe shiheni atë në aksion.

“Samsung Galaxy NX ka Auto Përqendrim Hibrid të Avancuar, që përdor të dy metodat për gjetje, të fazës dhe kontrastit. Gjetja e Fazës për përqendrim të shpejt fillestar dhe Contrast AF për akordim të rregullt të hollësive.

Rezultati do të jetë një saktësi e besueshme e përqendrimit dhe kohë super e shkurtër e ngecjes. Për dashamirësit e sportit dhe të aksionit, është një shpejtësi maksimale e kapjes prej 1/6000 sekonda dhe një vlerë e kornizës maksimale prej 8.6 korniza për sekondë.”

Veçori të tjera të kamerës së Samsung Galaxy NX përfshijnë një sensor 20.3 Effective Megapixel APS-C CMOS dhe Përpunuesin e Sinjalit DRIMe IV Image dhe është pajisur për fotografi me ndriçim të ulët falë çipit të imazhit CMOS me madhësi të madhe APS-C. (PCWorld Albanian)

Samsung-Galaxy-NX

Lajmet e fundit>