Biznes

Samsung Galaxy S III mbi 30 milionë celularë të shitur

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S III mbi 30 milionë celularë të shitur

Vetëm disa orë pasi Samsung Korea kishte publikuar numrin e fundit të shitjeve të Galaxy Note III (mbi 20 milionë në 100 ditë), Samsung Poland ka dhënë një tjetër deklaratë surprizë: Galaxy S III ka shitur gjithsej mbi 30 milionë njësi.

Këto rezultate janë më të lartat në historinë e këtyre serive. Origjinali Galaxy S arriti 10 milionë njësi të shitura në vitin 2011, ndërsa Galaxy S II arriti në fillim të këtij viti 20 milionë telefonë të shitur , vetëm 10 muaj pas lançimit.

Linja pritet të vazhdojë me të shumëpërfolurën Note dhe versionin e ardhshëm Galaxy S III mini, edhe pse kompania nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për datën e publikimit të tyre, e cila nuk pritet të jetë afër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>