Harduer

Samsung Galaxy S IV mund të ketë opsione për gjurmimin e syrit gjatë leximit

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S IV mund të ketë opsione për gjurmimin e syrit gjatë leximit

Gjenerata e re e smartfonëve nga Samsung – Galaxy S IV, mund të ketë një karakteristikë të re, që e bën më të lehtë leximin e teksteve të gjata, pa pasur nevojë për përdorimin e gishtave.

New York Times raporton se smartfoni, i cili do të lançohet zyrtarisht më 14 mars në Nju Jork, do të jetë në gjendje të ndjekë pozicionin se ku po lexon syri i njeriut në një pjesë teksti apo në një faqe.

Në momentin që syri është drejt fundit të faqes, softueri do të shfaqë automatikisht paragrafë të rinj për t’u lexuar.

Një nga punonjësit e Samsung-ut është shprehur se fokusi kryesor në Galaxy S IV do të jetë pikërisht softueri dhe karakteristikat e tij të reja, më tepër sesa hardueri.

Gjithsesi, koncepti i lartpërmendur nuk na befason, për faktin se në muajin shkurt kompania aplikoi për marrjen e patentës me emrin “Samsung Eye Scroll” si dhe një tjetre me emrin “Eye Pause.”

Samsung ka postuar ditët e fundit edhe një video “ngacmuese” promocionale, ku smartfoni konsiderohet si një nga produktet më mahnitëse që prej kohës kur televizori u bë me ngjyra.

Sipas disa informacioneve, smartfoni do të ketë procesor Exynos 5 8-core, 2GB RAM, kamer 13 megapixel dhe sistem operativ Android 4.2.2. (PCWorld Albanian)

i

Lajmet e fundit>