Harduer

Samsung Galaxy S IV prezantohet zyrtarisht më 14 mars

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S IV prezantohet zyrtarisht më 14 mars

Pas muajve të tërë thashethemesh dhe spekulimesh, është konfirmuar më në fund data e prezantimit të Samsung Galaxy S IV, i cili do të zbulohet zyrtarisht në eventin e 14 marsit në Nju Jork.

Ky do të jetë gjithashtu prezatimi i parë i Samsung-ut në SHBA që prej vitit 2010 kur u lançua origjinali Galaxy S. Ftesat zyrtare u dërguan në media ditën e hënë, ku motoja kryesore ishte “ready 4 the show” – një tregues tepër i qartë i Galaxy S IV. Vendndodhja zyrtare nuk është bërë ende e ditur deri tani, ndërkohë që dihet ora e eventit (7 pm EST).

Sigurisht që kompania nuk dha detaje të tjera lidhur me specifikat, megjithatë, sipas thashethemeve, Galaxy S IV do të ketë ekran 5 inç Full HD, 1080p, 2 GB RAM, kamer 13 megapixel dhe një procesor eight-core Exynos SoC. Gjithsesi, këto të dhëna vijnë nga burime jo të konfirmuara.

Disa nga specifikimet më pikante përfshijnë softuerin për ndjekjen (gjurmimin) e syrit si dhe ekranin fleksibël. Edhe pse lançimi i Samsung Galaxy S IV është një ndër temat më të diskutuara në botën e teknologjisë, nuk mund të themi se është e vetmja e një rëndësie kaq të madhe.

Gjatë kësaj jave në Mobile World Congress që po zhvillohet në Barcelonë, të gjithë mezi po presim zbulimet e fundit të prodhuesve si HTC, veçanërisht në tregun e smartonëve me Android. (PCWorld Albanian)

galaxy_s4

Lajmet e fundit>