Lajmet

Samsung Galaxy S4 do të dalë më 15 mars

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S4 do të dalë më 15 mars

Sipas faqes së fansave SamMobile, në një event më 15 Mars Samsung Electronics ka vendosur të zbulojë smartfonin Galaxy S4.

Sipas raportit, që citoi një burim të panjohur, pasardhësi i Galaxy S pritet të jetë gati për shitje në fillim të muajit prill.

Ndërkohë, Samsung nuk është shprehur për kohën e lëshimit.

“Ne nuk komentojmë thashethemet ose spekulimet,” tha një përfaqësues i Samsung. Ka një interesim në rritje për daljen e smartfonit të ardhshëm Galaxy S, të cilin Samsung e ka krijuar si një rival të denjë të iPhone. Galaxy S3 doli me gjithë vëmendjen e duhur gjatë lançimit të një produkti Apple dhe pritshmëritë për Galaxy S4 pritet të jenë edhe më të larta.

Raporti i kësaj faqeje parashikon që ftesat për eventin të dalin pas Kongresit Botëror Mobil, i cili fillon javën e fundit të muajit shkurt.

Si në lançimet e kaluara, Galaxy S4 do të hidhet në Evropë dhe Azi përpara fundit të prillit, tha kjo faqe, ndërsa Amerika, Australia dhe Afrika do të marrin telefonin rreth majit ose qershorit.

Vështrim: Samsung Galaxy S3 mini

Galaxy S3 u lëshua në Shtetet e Bashkuara disa muaj pas paraqitjes së tij, pjesërisht për shkak të nevojave për planifikim dhe testimet nga prodhuesi. (PC World Albanian)

Samsung galaxy S4

Lajmet e fundit>