Harduer

Samsung Galaxy S4: Më i mirë dhe më i shpejtë nga paraardhësit e tij

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S4: Më i mirë dhe më i shpejtë nga paraardhësit e tij

Në internet janë shfaqur thashetheme rreth Samsung Galaxy S4 i cili do duhej të kishte harduer fantastik, ekran 5 inç Full HD, procesor katër bërthamësh 2GHz dhe kamerë 13MP.

Në internet po shfaqen shumë fjalë rreth modelit të ri nga seria e Samsung Galaxy S. Kjo kompani deri më tani ka prezantuar tre modele të Galaxy S, prej të cilëve S2 është shpallur telefoni më i mirë i mençur në vitin 2011, kurse S3 këtë titull mund ta marrë për vitin 2012, kështu që pritjet për modelin S4 janë të mëdha.

Edhe pse informacione zyrtare për Galaxy S4 ende nuk ka, është e qartë se ky telefon do të jetë më i shpejtë dhe më i mirë në krahasim me paraardhësit e tijj dhe fjalët të cilat janë publikuar në GSM Arena zbulojnë se mund të presim një harduer fantastik.

Kështu, nëse këto fjalë dalin të vërteta, Galaxy S4 do të duhej të kishte ekran me diagonale prej 4,99 inç (modeli S3 ka ekranin prej 4,8 inç) rezolucion 1920×1080 pikselë, me dendësi prej 441 pikselëve për inç (ekrani i iPhone-it ka dendësi prej 326 pikselëve për inç), kamerë me sensor me rezolucion 13MP dhe procesor katër bërthamësh i cili do të duhej të siguronte zbatim më të shpejtë të të gjitha operacioneve në telefon.

Edhe pse këto janë vetëm thashetheme, duhet të theksojmë se gjatë vitit të ardhshëm një pjesë e top telefonave do të kenë ekrane 5 inç Full HD, kurse duke pasur parasysh se modelet e Samsung Galaxy S prezantojnë majën e ofertave në tregun e smartfonëve, është për t’u besuar se edhe modeli S4 do të jetë me këtë lloj ekrani.

Prezantimi i Galaxy S4 mund të jetë në tremujorin e dytë të vitit 2013

Samsung këtë lloj ekrani mund ta prezantoj në fillim të vitit të ardhshëm në panairin CES në Las Vegas dhe në shkurt në Mobile World Congress në Barcelonë dhe pritet se prodhimi masiv i tij do të fillojë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, përderisa prezantimin e Galaxy S4 mund ta presim në tremujorin e dytë të vitit 2013.

Edhe pse për disa përdorues ekrani prej 5 inç mund të jetë i madh, shitja e deritanishme e modelit Galaxy Note dhe Note 2 të cilët kanë ekran prej 5,3, përkatësisht 5,5 inç, tregoi se ekziston kërkesë e madhe për telefonët me ekran të madh.

Përveç thashethemeve për Galaxy-n e ri, kohë më parë janë paraqitur edhe informacionet për iPhone-in e ri sipas të cilave Apple gjatë muajit të ardhshëm planifikon prodhimin e limituar të iPhone 5S, të cilin gjoja do ta prezantojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ndoshta në të njëjtën kohë kur edhe Samsung prezanton Galaxy S4. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>