Harduer

Samsung Galaxy S4 përballë Galaxy S3

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S4 përballë Galaxy S3

Pasi shiti miliona njësi të Galaxy S3, Samsung-u tërheq sërish vëmendjen e botës së teknologjisë me modelin e fundit Galaxy S4.

Por a ka vërtet ndryshime thelbësore mes të dy smartfonëve apo Galaxy S4 është thjesht një version më i përditësuar i S3?

Le të shohim specifikimet dhe karakteristika të tjera duke bërë më pas krahasimet përkatëse.

Madhësia

Samsung Galaxy 1Dizajni i Galaxy S4 është pak a shumë i ngjashëm me S3, në fund të fundit çfarë mund t’i bësh më tepër një smartfoni kaq të shitur sa ai? Diferenca kryesore është në aspektin e trashësisë së pajisjeve: S4 është më i hollë me rreth 0.7 mm (8%)

Pesha

Samsung Galaxy 2Edhe pse jo ndonjë ndryshim i madh, S4 është 3 g më i lehtë se S3.

Ekrani

Samsung Galaxy 3Një nga karakteristikat më të mira për Galaxy S4 është padyshim ekrani edhe më i avancuar. Ashtu si smartfonët e fundit me Android të kompanive të tjera, si HTC One, Sony Xperia Z, dhe Droid DNA, Samsung-u vjen me një ekran 5-inch 1080p.

Gjithashtu rezolucioni është 441 pixel per inch (PPI) në ndryshim nga 306 PPI që është tek Galaxy S3, që do të thotë ngjyra më të bukura dhe imazhe më të theksuara e më të mprehta.

Procesori

Samsung Galaxy 4Të dy telefonët vijnë në dy variante, secili me procesor të ndryshëm. Per Galaxy S3, modeli me dual core (1.5 GHz) shitet në Amerikën e Veriut, ndërsa ai me quad-core (1.4 GHz) në vendet e tjera të botës. Ndërkohë, Galaxy S4 vjen me procesor quad-core (1.9 GHz) ose octa-core (1.6 GHz).

RAM-i

Samsung Galaxy 5Versioni amerikan i Galaxy S3 ka të njëjtin RAM si Galaxy S4, pra 2 GB.

Memoria

Samsung Galaxy 6Të dy telefonët ofrohen në tre modele të ndryshme përsa i përket hapësirës së kujtesës: 16 GB, 32 GB dhe 64 GB. Mund te shtoni gjithashtu edhe kartë memorie.

Wireless

Samsung Galaxy 7Të dy smartfonët suportojnë teknologjinë LTE ose HSPA+.

Bateria

Samsung Galaxy 8Bateria e Galaxy S4 suporton më tepër fuqi, duke qenë se duhen mbi 1 milion piksel shtesë për të fuqizuar. Bateria e S4 është 2600mAh, ndërsa ajo e S3 është 2100mAh. Gjithsesi për jetëgjatësinë e saj do të na duhet të presim disa ditë derisa të përfundohen testet konkrete nga media e teknologjisë dhe vetë konsumatorët.

Kamerat

Samsung Galaxy 9Kamera e Galaxy S4 ka një përmirësim të ndjeshëm, duke kaluar në 13 megapixel. Përveç saj risi janë opsionet e reja të softuerit, të cilat përfshijnë opsionin Dual Camera, përmes së cilit mund të përdorni të dyja kamerat njëkohësisht; Drama Shot, i cili kombinon disa shkrepje në një foto të vetme; si dhe Sound & Shot, e cila regjistron audio së bashku me kapjen e fotove.

Përmbledhje

A është Galaxy S4 një përmirësim i ndjeshëm nga S3? Ndoshta jo. Pak a shumë si në rastet e smartfonëve të Apple, iPhone 4 – iPhone 4S.

Dizajni nuk është edhe aq i ndryshëm nga paraardhësi, megjithatë ekrani i S4 është më i madh se S3, procesori më i shpejtë si dhe janë shtuar një sërë karakteristikash të reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>