Harduer

Samsung Galaxy S5 kushton 500 euro në Indi

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 kushton 500 euro në Indi

gsmarena_001Samsung Galaxy S5 ka arritur në Indi dhe në pritje të tij, çmimi i paraardhësit ra ndjeshëm. Galaxy S5 më parë ishte i disponueshëm për shitje në Saholic, por është tërhequr.

Gjithsesi, gjëja e rëndësishme është çmimi, dhe tani është bërë i ditur. Smartfoni më i mirë i Samsung-ut do t’iu kushtojë përdoruesve në Indi 745 dollarë ose 540 euro, shifër kjo e cila është disi më e madhe sesa kostoja e Galaxy S4 kur u lançua. Ish-smartfoni më i mirë ka rënë në 490 dollarë ose 355 euro.

Gjithsesi, meqë faqja e produktit është tërhequr nuk është e qartë se kur do të jetë gati për shitje smartfoni më i mirë i kompanisë Samsung. Kur të jetë gati, duhet të shfaqet këtu. Në Evropë, data e lançimit është në muajin prill dhe pajisja do të kushtojë 600 euro ose dhe më shumë, megjithëse ky postim i fundit sugjeron se këto çmime porositje duken mjaft të larta nga sa duhet të ishin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>