Harduer

Samsung Galaxy S5 mini mund të jetë një “super mini”

May 9 2014
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 mini mund të jetë një “super mini”

Samsung-Galaxy-S5-MiniNjë informacion i ri rreth Samsung Galaxy S5 mini ka rrjedhur nga dy burime që për fat jo të mirë janë shumë kontrakditorë. Njëri burim thotë se smartfoni do të ketë një ekran 4.5 inç dhe një Snapdragon 800 duke e bërë smartfonin jo “mini” por “super mini”, ndërsa burimi tjetër thotë se do të ketë një ekran 4.8 inç dhe procesor Snapdragon 400 që nuk është krejtësisht “super mini” në këtë rast.

Burimi i parë vë në dukje se procesori ka një shpejtësi 2.3 Ghz e cila është tipike për çipet Snapdragon 800/801. Madhësia e ekranit është 4.5 inç sipas burimit me një rezolucion 720p. Burimi i dytë është nga GFX Bench, që flasin për një çip Snapdragon 400 me katër bërthama Cortex A7 1.4 Ghz dhe kartë grafike Adreno 305. GFX gjithashtu pretendon se smartfoni ka një ekran 4.8 inç me rezolucion 720p.

Që të dy burimet bien darkot se smartfoni do të ketë një kamër 8 Megapixel me video 1080p, dhe kamerë frontale 2 Megapixel po ashtu 1080p. Smarfoni do të ketë 1.5 GB RAM dhe 16 GB hapësirë të dhënash si dhe mbështetje për microSD. Thashethemet flasin për një certifikim IP67, ndërsa imazhet e rrjedhura japin një pamje të ngjashme me Galaxy S5. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>