Harduer

Samsung Galaxy S5 mund të lançohet më 27 mars në Malajzi

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 mund të lançohet më 27 mars në Malajzi

gsmarena_001Samsung zbuloi Galaxy S5 në Kongresin Mobil Botëror muajin e kaluar në Barcelonë. Smartfoni më i mirë i Samsung-ut do të jetë i disponueshëm botërisht më 11 prill. Por disa tregje mund ta marrin Galaxy S5 më herët.

Tre kompani të mëdha në Malajzi tashmë e kanë konfirmuar se do të ofrojnë Samsung Galaxy S5 me kontratë sapo ai të jetë zyrtarisht i diponueshëm. Mesa duket data është bërë e qartë kohët e fundit dhe pikërisht behët fjalë për datën 27 mars. Ose kjo është ajo çfarë të paktën kjo foto e rrjedhur në internet sugjeron.

Nuk ka asnjë informacion nëse 27 marsi është data kur kompanitë do të fillojnë të marrin porosi për lançimin e datës 11 prill, apo është një datë e lançimi në tregun e Malajzisë. Pa detaje shtesë duhet të besojmë se kjo është data e lançimit për Malajzinë.

Nëse data 27 mars është reale, atëherë edhe vende të tjera mund ta marrin Galaxy S5 më herët se lançimi në mbarë botën gjithashtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>