Harduer

Samsung Galaxy S5 mund të prezantohet në fillim të vitit 2014

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 mund të prezantohet në fillim të vitit 2014

Samsung ka raportuar së fundmi se shitjet e smartfonit Glaxy S4 kanë pësuar rënie duke mos arritur kështu pritshmëritë e kompanisë për vititn 2013.

Ndoshta kjo mund të jetë edhe një prej arsyeve pse Samsung ka vendosur të përshpejtojë lançimin e Galaxy S5. Sipas ETNews.com ka mundësi që kompania të prezantojë këtë smartfon 1 muaj më herët nga sa pritej.

Duke marrë parasysh se modeli Galaxy S4 është prezantuar në mars të këtij viti mund të presim që eventi i lançimit të S5 të jetë në muajin shkurt të vitit 2014 dhe më pas në muajin mars do të jetë gati për t’u hedhur në treg. Kjo nuk do të ishte shumë e çuditshme duke qenë se dhe vetë Galaxy S4 është prezantuar para se lançimi i S3 të kishte arritur në 1 vit.

Në qoftë se muaji shkurt është periudha e mundshme e lançimit, atëherë direkt mund të bëjmë lidhjen me Kongresin e Botës Mobile (MWC), eventi i teknologjisë mobile i cili organizohet më 24 shkurt të vitit 2014.

Zakonisht Samsung ka dëshirë të organizoje evente speciale lançimi, për shembull S4 debutoi 2 javë pas mbylljes së MWC. Ndoshta këtë herë kompania do t’a prezantojë modelin e ri 2 javë para MWC.

ETNews.com ka zbuluar edhe disa prej parametrave të Galaxy S5. Ashtu si është përfolur edhe më parë, të paktën një prej modeleve të S5 do të ketë proçesor 64-bit, ndërsa disa versione të tjera mund të ofrohen me proçesor Qualcomm Snapdragon (ndoshta Snapdragon 805).

Kamera e smartfonit do të jetë 16 megapiksel dhe ka mundësi që të ofrohen dy modele: Një prej modeleve do të ofrohet me kapak metali dhe ekran fleksibël, ndërsa tjetri do të jetë prej plastike dhe me ekran Super AMOLED.

Para pak kohësh është njoftuar se Samsung mund të lançojë në muajin mars një smartfon me ekran fleksibël të quajtur Galaxy F.

Ndoshta kjo pajisje mund të jetë një prej varianteve të modelit S5 pasi Samsung gjithnjë ka dëshirë të eksperimentojë me variacione të ndryshme të smartfonit lider. (PCWorld Albanian)

galaxy-s4-google-edition-back-top-macro-650x0

Lajmet e fundit>