Harduer

Samsung Galaxy S5 mund të suportojë teknologjinë e kameras Isocell

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 mund të suportojë teknologjinë e kameras Isocell

Gjatë eventit “Analyst Day” të organizuar ditën e mërkurë nga Samsung, u prezantua një foto që tregon se smartfonët që do të prodhohen nga kompania në vitin 2014 dhe 2015 do të pajisen me sensorin Isocell 16-megapixel.

Ky lajm u dha menjëherë pasi Samsung konfirmoi se pajisja lider e kompanisë do të pajisej me një kamera 16-megapiksel.

Sam Mobile, një uebfaqe që gjurmon Samsung, ka analizuar të gjitha lajmet e publikuara nga kompania dhe ka arritur në përfundimin se do të jetë pikërisht Samsung Galaxy S5 pajisja që do të suportojë teknologjinë Isocell duke qenë se S5 është smartfoni më i rëndësishëm i kompanisë.

Çfarë është Isocell?

Isocell është prezantuar për herë të parë në shtator dhe është një teknologji e dizajnuar për pajisjet mobile që ka për qëllim regjistrimin e fotove të qarta dhe me cilësi shumë të lartë. Sipas kompanisë, Isocell e redukton përmasat e pikselit pa qenë nevoja e përdorimit të kamerave të mëdha.

Si rezultat përmes pikselit do të kalojë më tepër dritë dhe do të përmirësohet cilësia e imazhit. Samsung-u vetë nuk ka konfirmuar ende ekzistencën e Galaxy S5, por të gjitha shenjat tregojnë se kjo teknologji do të suportohet nga pajisja lider e radhës. (PCWorld Albanian)

samsung s5

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>