Harduer

Samsung Galaxy S5 mund të suportojë teknologjinë e skanimit të irisit të syrit

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 mund të suportojë teknologjinë e skanimit të irisit të syrit

samsung-galaxy-s4-13-of-15Vazhdojnë të qarkullojnë ende fjalë për karakteristikat e mundshme të një prej smartfonëve lider të tregut Samsung Galaxy S5.

Raportimi më i fundit është publikuar nga ZDNet Korea, e cila ka deklaruar se Samsung po përgatitet për integrimin e teknologjisë Quad HD (QHD) dhe të verifikimit të irisit të syrit në smartfonët e rinj.

Ekrani QHD e ka rezolucionin 2560 x 1440, i cili është i njëjtë me rezolucionin e ekranit 27 inç të iMac. Nuk dihen ende përmasat e ekranit, por me shumë mundësi nuk do të jetë më imadh se 5.5 inç në mënyrë që të mos konkurrojë me pajisjet e tjera të suksesshme të linjës Galaxy Note.

Ndërkohë një raportim tjetër në faqen e publikimit të lajmeve teknologjike BGR njofton se Samsung ka në plan të lançojë një variant të Galaxy S5 me trup plastik dhe një model tjetër më të kushtueshëm me trup prej metali. Sipas BGR, smartfoni i ardhshëm i kompanisë pritet të ketë proçesor 64-bit, 3GB RAM dhe një bateri të fuqishme 4000 mAh.

Sipas ZDNet Korea, siguria në smartfonin e ardhshëm Samsung do të mundësohet nga dy skanerat e integruar, njëri për shenjën e gishtit ndërsa tjetri për irisin e syrit të përdoruesit. Tek modeli Galaxy S4, Samsung ka përfshirë teknologjinë e gjurmimit të syrit prandaj kanë kuptim përpjekjet e kompanisë për të shtuar elemente sigurie në këtë teknologji.

ZDNet Korea ka njoftuar gjithashtu se Samsung pritet të zbulojë këtë smartfon në Kongresin Ndërkombëtar Mobil 2014 (MWC), por kjo edhe mund të mos jetë e vërtetë pasi lançimet e mëparshme të Samsung zakonisht nuk janë realizuar në shfaqje të tilla madhore, por në evente të organizuar nga vetë kompania.

Nuk do të surprizoheshim sikur ky smartfon të prezantohet në muajin shkurt dhe në muajin mars të hidhet në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>