Lajmet

Samsung Galaxy S5 tërheq përdoruesit e iPhone

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 tërheq përdoruesit e iPhone

gsmarena_001 (1)Përdoruesit e përhershëm të iPhone, kanë shfaqur pakënaqësi dhe kërkesa mbi ekranin e telefonit drejt kompanisë Apple.

Duke parë përmasat e telefonëve të kompanisë Samsung, ata kanë kërkuar që edhe Apple të bëjë të njëjtën gjë me pajisjet e raja iPhone në vazhdim.

Apple së shpejti do të prezantojë iPhone 6, i cili mendohet se do të jetë i dizajnuar në bazë të kërkesave të përdoruesve, me përmasa dhe me një ekran shumë më të madh se ai i tanishmi.

Shumë përdorues të iPhone, megjithëse Apple do të nxjerrë në treg iPhone 6 së shpejti, nuk kanë preferuar të presin dhe kanë blerë një Samsung Galaxy 5S. Në vende të ndryshme të botës është rritur ndjeshëm përqindja e përdoruesve, të cilët ndërrojnë telefonët nga iPhone në Samsung Galaxy S5.

Sipas disa shifrave, në Britani rreth 26% e përdoruesve të rinj të telefonëve Samsung, më parë kanë qenë përdorues të një iPhone, një rritje prej 12% në krahasim me vitin e kaluar. Në Evropë është më e ulët, ku vetëm 17 % e përdoruesve të Galaxy S5 kanë pasur në përdorim telefonin inteligjent iPhone. Amerika mbetet vendi ku përdoruesit i kanë qëndruar më besnik kompanisë Apple me një shifër prej vetëm 8%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>