Harduer

Samsung Galaxy S5 Zoom do të ketë një kamerë 19 megapixel dhe ekran 4.8 inç

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S5 Zoom do të ketë një kamerë 19 megapixel dhe ekran 4.8 inç

Samsung-Galaxy-S5-5Kompania Samsung do të vazhdojë të mbajë linjës e saj të telefonëve kamër të quajtur Galaxy Zoom dhe në databazën e GFXbench u shfaq dhe Galaxy S5 Zoom duke u zbuluar disa nga specifikat e tij. Pajisja ka një model numër SM – C115 dhe është testuar që në ditët e para të këtij viti.

Samsung Galaxy S5 Zoom ka një kamerë primare 19 megapixel që mund të regjistrojë video Full HD 1080p, kjo është ajo çfarë të paktën parashtrojnë testimet e standardeve tek GFXBench. Po ashtu ka dhe një kamerë frontale prej 2 megapixel që mund të regjistrojë video HD po ashtu 1080p.

Smartfoni kamër ka një ekran prej 4.8 inç 720p, me shumë mundësi do të jetë Super AMOLED. Ka një cip Samsung Exynous 5 Hexa, i njëjti me atë tek Galaxy Note 3 Neo. GFXBench po ashtu zbuloi një procesor 1.3 Ghz, që mund të ketë katër bërthama Cortex A7. Çipi po ashtu do të përmbajë 2 GB RAM dhe kartë grafike Mali-624.

Samsung Galaxy S5 Zoom mesa duket nga paraqitja ka versionin 4.4.2 të Android, dhe do të ketë hapësirë të dhënash prej 16 GB më një pjesë të konsiderueshme të saj të zënë nga Sistemi Operativ dhe TouchWiz. Pajisja do të këtë konektivitet NFC dhe sigurisht një vend për kartë rrjeti. Mendohet të ketë edhe mbështetje për microSD. (PCWorld Albanian)

gsmarena_001

Lajmet e fundit>