Harduer

Samsung Galaxy S6 është smartfoni me ekranin më të mirë në botë

Mar 11 2015
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S6 është smartfoni me ekranin më të mirë në botë

galaxys6_mwc_8142-100569886-largeGalaxy S6 është smartfoni që zotëron ekranin më cilësor në botë së bashku me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4. Ky titull i jepet nga DisplayMate ekipi i së cilës kryen testime ekskluzive të ekrane të smartfonëve duke ofruar analiza të performances, densitetin e pikselave, saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin dhe të tjera matje të sofistikuara.

Presidenti i DisplayMate tha se telefoni i ri i Samsung arrin rekordet e performancës të një ekrani smartfoni në disa aspekte si: rezolucioni, numri i pikselave per çdo inç dhe saktësinë e ngjyrave.

Ai tha se ishte i mahnitur nga rezolucioni 2560×1440 që ofron 577 piksel për çdo inç. Për të krahasuar, ekrani i Galaxy S5-sës numëronte vetëm 432 piksel për inç. Gjithësesi, Galaxy S6-tës i duhet të ndajë fronin me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4. Aftësia e Samsung për të ruajtur një performancë dhe cilësi të pakrahasueshme edhe në ekranet e smartfonëve më të vegjël është diçka për tu lavdëruar.

Samsung tashmë na ka mahnitur të gjithëve me dizajnin dhe materialin e ri të ndërtimit në Galaxy S6, dhe analiza e DisplayMate i vë kapakun suksesin të kompanisë me këtë smartfon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>