Harduer

Samsung Galaxy S8 problem me ekranin? Përdoruesit në Korenë e Jugut të alarmuar

Apr 18 2017
0 Shpërndarje
Një zëdhënës i Samsung tha se ngjyra e kuqe nuk ka të bëjë me cilësinë dhe se konsumatorët mund ta ndryshojnë përmes konfigurimit të telefonit. Samsung Galaxy S8 problem me ekranin? Përdoruesit në Korenë e Jugut të alarmuar

Konsumatorë të shumë Koreano Jugore të cilët kanë blerë modelet e para të Galaxy S8 dhe S8+ raportuan probleme me ekranet e telefonëve të cilët kanë një ngjyrim të kuqerremtë dhe të pazakontë.

Disa prej përdoruesve publikuan imazhe në sajtet lokale Ppomppu dhe Ruliweb. “Galaxy S8 Red Screen” ishte termi më i kërkuar në Naver, motorin më të madh të kërkimit në Korenë e Jugut.

Një zëdhënës i Samsung tha se ngjyra e kuqe nuk ka të bëjë me cilësinë dhe se konsumatorët mund ta ndryshojnë përmes konfigurimit të telefonit.

Konsumatorë të tjerë kanë vizituar service për të riparuar problemin dhe u është thënë që të ndryshojnë telefon, pretendime të cilat nuk janë verifikuar ende.

Samsung filloi shitjet e modeleve të para në Korenë e Jugut ditën e Marte. Javën e kaluar kompania tha se kishte patur 1 milion porosi në Korenë e Jugut.

Shqetësimet rreth Galaxy S8-ës vinë edhe si rezultat i vështirësive që kaloi kompania me Galaxy Note 7-ën për shkak të baterive shpërthyese. Galaxy S8 shihet si rikthyesi i shkëlqimit të kompanisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>