Harduer

Samsung Galaxy S8 do të ketë skaner irisi në kamerën ballore

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S8 do të ketë skaner irisi në kamerën ballore Photo Source: GSMArena

Samsung kohët e fundit debutoi modelet e reja të Galaxy A me kamera ballore të përmirësuara dukshëm. Të dy kamerat në Galaxy A5 (2017) janë 16MP dhe burimet thonë se Samsung planifikon që të përmirësojë kamerat ballore për telefonat e tyre akoma më tej.

Sipas mediave lokale Koreane, një filial i Samsung, Electro-Mechanics, po prodhon kamerën kryesore, ndërsa kamera ballore po prodhohet nga furnizues të jashtëm si MCNEX, Power Logics, Partron dhe Camisys.

Galaxy S8 do të jetë një prej produkteve më të rëndësishme të Samsung dhe shpëtimtari i kompanisë pas Note 7, andaj duhet të jetë i veçantë. Thuhet se Samsung do të adoptojë modulin e njohjes së irisit të syrit në këtë pajisje, i cili ishte i papërfunduar vitin e kaluar.

Ne e pamë këtë funksionalitet në Galaxy Note 7, kështu që nuk do të ishte e çuditshme të paraqitej edhe në Galaxy S8. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>