Harduer

Samsung gati për të lançuar Galaxy S4 më të shpejtë

Jun 18 2013
0 Shpërndarje
Samsung gati për të lançuar Galaxy S4 më të shpejtë

Samsung po bëhet gati të sjellë në treg një version tjetër të linjës Galaxy S4 i cili do të transmetojë të dhëna pothuajse dy herë më shpejt se shpejtësia normale.

Lajmi është dhënë nga drejtori i sektorit mobile në Samsung. Ai u shpreh se telefoni mund të fillojë të shitet në Korenë e Jugut duke filluar nga ky muaj.

J.K.Shin, njëkohësisht edhe bashkë-ekzekutiv i kompanisë, përmendi gjithashtu faktin se Samsung është në bisedime e sipër me operatorët telefonikë jashtë Koresë së Jugut për ta ofruar smartfonin me kontratë. Megjithatë, ai nuk përmendi asnjë emër.

S4 i ri do të përdorë teknologjinë LTE-Advanced, e cila vjen në formën e një versioni më të mirë të 4G-së (e cila njihet ndryshe edhe si LTE). LTE-Advanced ofron transmetime të dhënash pothuajse dy herë më shpejt se shpejtësia e zakonshme e 4G-së. Telefonët do të jenë të përbërë nga çipet Qualcomm.

Për ta kuptuar më qartë rëndësinë e shpejtësisë, ju japim këtë shembull. Nëse për një film do të duheshin 3 minuta për t’u shkarkuar me rrjetin 4G, me LTE-Advanced do të donte pak më shumë se 1 minutë.

Aksionet e Samsung-ut kanë humbur pothuajse 20 miliardë $ që prej datës 7 qershor kur analistët parashikuan se shitjet e S4 do të ishin jo tepër të larta për shkak të ngopjes së tregut. I njëjti problem po ndodh edhe me Apple dhe iPhone 5.

Shin u shpreh gjatë intervistës se shitjet e S4 vazhdojnë të jenë të larta. Ai tha se ato janë më të larta se SIII ndërkohë që smartfoni i ri me LTE-Advanced do të jetë një plus më tepër në segmentin e telefonëve të shtrenjtë që ofrojnë më të mirën për konsumatorin. (PCWorld Albanian)

A man holds up Samsung Electronics Co's latest Galaxy S4 phone during its launch at the Radio City Music Hall in New York

Lajmet e fundit>