Lajmet

Samsung hedh sytë nga Microsoft, aplikacionet e këtij të fundit do të jenë të para instaluara në Galaxy S6

Feb 14 2015
0 Shpërndarje
Samsung hedh sytë nga Microsoft, aplikacionet e këtij të fundit do të jenë të para instaluara në Galaxy S6

galaxy-teaser

Së fundmi kemi dëgjuar raporte të ndryshme që zbulojnë se Samsung mund të sjellë një version Android vetjak dhe në një raport zyrtar nga Sammobile shkruhet se kompania mund të braktisë ndërfaqen TouchWiz të serisë Galaxy dhe në vend të kësaj të ofrojë një version Stock të Android Lollipop të shoqëruar me disa aplikacione të parainstaluara të Microsoft. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, kjo është një nga shenjat që tregon se Samsung po ndryshon strategjinë e saj për të minimizuar varësinë që ka ndaj Google dhe platformës mobile Android.

Kjo do të thotë se Samsung mund të reduktojë impaktin e ndërfaqes TouchWiz. Lajmi kryesor është që kompania do të fshijë të gjitha aplikacionet e saj të parainstaluara si S Voice, C Health, S Note dhe të tjera. Sigurisht që ato do të jenë të disponueshme për tu pëdorur por këtë herë duhen të shkarkohen nga Play Store. Në vend të tyre Samsung do të ofrojë një sërë aplikacionesh produktive të Microsoft si OneNote, One Drive, Skype, Office Mobile. Kjo gjë do ti sjellë më shumë përfitime përdoruesve në radhë të parë duke qënë se bëhet fjalë për aplikacione tepër popullore.

Ndërsa Microsoft po e sheh këtë mbështetje si një rrugë për të arritur atë pjesë të audiencës që Windows Phone nuk është në gjendje ta arrijë aktualisht. Duke qënë se kjo kompani është fokusuar në departamentin e shërbimeve dhe softuerëve, kjo do ta ndihmojë në thithjen e një gjenerate të re konsumatorësh. Por se çdo të sjellë vërtet Microsoft në bashkpunim me Samsung do ta marrim vesh në eventin e 1 Marsit në Barcelonë gjatë të cilit kompanitë do të zbulojnë detaje të reja. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>