Harduer

Samsung heq dorë nga plastika, S5 do të ketë mbështjellje prej metali

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Samsung heq dorë nga plastika, S5 do të ketë mbështjellje prej metali

Sipas Android Geeks, Samsung në vazhdimësi do të punojë për zhvillimin dhe përmirësimin e dizajnit. Pavarësisht se modelet Galaxy S janë pajisjet Android më të shitura ku nuk mund të lemë pa përmendur faktin se S4 arriti të shitej në 40 milion kopje vetëm muajin e parë të hedhjes në treg.

Megjithatë kompania zotëron akoma më tepër potencial, kjo do të thotë se nëse fokusohet edhe te përmirësimi i cilësisë së materialeve ajo mund të zotërojë një pjesë akoma edhe më të madhe të tregut.

Samsung ka menduar seriozisht për këtë, prandaj mund të presim që gjenerata e ardhshme e smartfonëve Samsung të zëvendësojë materialin plastik me një mbështjellje prej metali që do të ndikojë edhe në reflektimin e parametrave cilësorë.

Pavarësisht se ky është një mendim i gabuar, duam apo nuk duam, ashtu si thotë edhe shprehja ne vazhdojmë të vlerësojmë një libër nga kopertina e tij.

Sigurisht që ky ndryshim do të ketë edhe disavantazhet e veta ku më kryesori është çmimi. Në qoftë se Samsung e realizon me të vërtetë këtë objektiv atëherë duhet të përgatitemi për çmime më të larta përsa i përket smartfonit S5.

Gjithashtu duhet të përmendim faktin se materiali i metalit do të bëjë që trupi të jetë i unifikuar që do thotë se bateria nuk mund të jetë më e lëvizsshme.

Sigurisht ende nuk mund të kemi informacion të detajuar mbi parametrat e S5. (PCWorld Albanian)

samsung

Tags >

Galaxy
Lajmet e fundit>