Harduer

Samsung HMD Odyssey prezanton përvojën më të fundit të realitetit mix të Windows

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Samsung HMD Odyssey prezanton përvojën më të fundit të realitetit mix të Windows

Samsung Electronics Co. Ltd. Në partneritet me Microsoft, prezantoi sot Samsung HMD Odyssey, pajisjen Windows Mixed Reality (MR) më përfshirëse në treg. Pajisja Samsung HMD Odyssey, e shpejtë dhe e shpejtë për t’u vendosur ofron një eksperiencë premium të realitetit virtual, me cilësi të lartë figure dhe ekran me rezolucionin më të lartë duke i çuar konsumatorët në kufij virtualë krejtësisht të rinj.

“Samsung HMD Odyssey është pajisje me performancë të lartë, e cila ashtu si të gjitha produktet tona, sjellin risi domethënëse për jetën e konsumatorëve tanë”, tha YG Choi, Zëvendëspresident i Ekipit të PC Business, pranë Samsung Electronics. “Projektuar në partneritet me Microsoft, Samsung HMD Odyssey transporton konsumatorët në kufirin e ardhshëm të Windows Mixed Reality, i cili I prezanton me një eksperiencë të re lider në industrinë e realitetit virtual.”

Përvoja Reale

Me ekranet AMOLED të dyfishtë 3.5 inç, Samsung HMD Odyssey sjell ngjyra më të gjalla dhe të zezë më të thellë, duke ofruar imazhe më të gjalla dhe më reale. Fusha e pamjes prej 110-gradë i lejon përdoruesit të zbulojnë përvojat primare virtuale përreth tyre.

Kur bëhet fjalë për zërin, Samsung HMD Odyssey vjen me Sound Spatial 360°, duke siguruar përdoruesit me zë të plotë rrethues, përmes kufjeve të integruara premium AKG.

Përdoruesit mund të flasin edhe me lojtarë të tjerë, pa pasur nevojë të heqin pajisjen, duke përdorur mikrofonët me të cilët janë të pajisur.

Fillim Tepër i Lehtë

Eksperienca Windows Mixed Reality me Samsung HMD Odyssey është projektuar për t’u dhënë përdoruesve përvojën më të mirë direkt nga kutia. Ndryshe nga ekranet tipike që vendosen në kokë, nuk keni nevojë të instaloni ndonjë sensor shtesë të lëvizjes – thjesht lidheni me kompjuterin tuaj dhe filloni. Me ndjekjen e pozicionit brenda-jashtë, përdoruesit nuk janë të kufizuar në një hapësirë të limituar gjatë përvojës së tyre të realitetit virtual.

Për një eksperiencë më përfshirëse, Samsung HMD Odyssey vjen me një sensor me gjashtë shkallë Lirie* (6 Degrees Of Freedom) që lejon lëvizje intuitive dhe natyrore.

Me një rrotë kontrolli të rregullueshme “ndër-pupillare”, Samsung HMD Odyssey është projektuar në mënyrë ergonomike për të siguruar një montim të plotë dhe të rehatshëm.

Alex Kipman, bashkëpunëtor teknik pranë Microsoft, tha: “Ne jemi të ngazëllyer për të mirëpritur Samsung HMD Odyssey në familjen e pajisjeve Windows Mixed Reality. Ky është një produkt i pabesueshëm dhe një hap tjetër i rëndësishëm për udhëtimin mixed reality që ne kemi në Microsoft. Me Samsung HMD Odyssey, ekipi pranë Samsung ka zhvilluar pajisjen Windows Mixed Reality që do të kënaqë fansat tanë që kërkojnë të zhyten në botën e realitetit mix.”

Samsung HMD Odyssey vjen i paketuar së bashku me kufjet e integruara AKG dhe grupi i mikrofonave për komandat zanore, si dhe dy telekomanda për lëvizjet. Samsung HMD Odyssey dhe do të jetë të disponueshme më vonë gjatë këtij viti në SHBA, Kinë, Kore, Brazil dhe Hong Kong, me porosi që fillojnë vetëm në SHBA më 3 tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>