Biznes

Samsung i afrohet Apple, mbizotëruesit të paisjeve celulare

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Samsung i afrohet Apple, mbizotëruesit të paisjeve celulare

samsung appleShitjet e vazhdueshme të tre muajve të fundit të vitit 2012 kanë bërë që Samsung të kapë 10 % të tregut të smartfonëve të Apple.

Apple mbajti 39% të tregut të pajisjeve celulare, por Samsung zvogëloi diferencën prej 20% në vetëm 9% që nga tremujori i fundit 2011 dhe përgjatë gjithë vitit 2012. Samsung me 30% te tregut, është rritur me 9% vit-pas-viti, ndërsa Apple zbriti poshtë me dy pikë nga 41%.

iPhone i vjetër shitet ende

Stephen Baker, zëvendes president i NDP grup për analiza të industrisë, tha se forca e vazhdueshme e Apple nuk është thjesht në sajë të manisë për iPhone 5.

“Përveç shitjeve të fuqishme amerikane të iPhone 5, Apple ka qenë e përforcuar nga kërkesa e vazhdueshme për modele të vjetra iPhone më pak të kushtueshme,” tha ai në një deklaratë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>