Biznes

Samsung i rrit Apple-s çmimet e procesorëve me 20%

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Samsung i rrit Apple-s çmimet e procesorëve me 20%

Lufta mes Samsung dhe Apple po vazhdon dhe askush nuk e di se kur do të përfundojë.

Dje është njoftuar se Samsung i ka rritur Apple-s çmimet e procesorëve mobil me 20%.

Edhe pse Apple në fillim e refuzoi rritjen e çmimeve gjatë kohëzgjatjes së kontratës, por në fund i’u desh të pranonte sepse ndërkohë nuk gjeti zëvendësim adekuat.

Sipas informacioneve të cilat i posedon Wall Street Journal, Samsung do të vazhdojë me furnizimin e Apple me procesorë deri në vitin 2014, që do t’i sigurojë rritje të rëndësishme të fitimeve.

Të ju rikujtojmë, betejën e parë të madhe edhe atë në gjyqin amerikan kohë më parë e ka fituar Apple sepse Samsung duhet të paguajë një miliardë dollarë kompensim.

Nga ana tjetër, gjykata britanike mori një vendim krejtësisht të kundërt dhe shtyu Apple që ti kërkoj falje publikisht Samsung-ut, që është bërë në njëfarë mënyre.

Kështu Samsung me manovrat e të fundit me çmimin e procesorëve do të dëmtojë deri diku Apple-n, por sa do të dëmtojë më vonë veten, mbetet për t’u parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>