Analiza

Samsung ia kalon LG-së me patentën e re për sigurinë e smartfonëve në kyçje

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Samsung ia kalon LG-së me patentën e re për sigurinë e smartfonëve në kyçje

20140223_170652_5-578-80Edhe pse deri tani Samsung-u ofron në smartfonët e vet mundësi kyçjeje dhe shkyçjeje si shenjat e gishtërinjve, kodi PIN, njohje fytyre apo një kombinim tastesh, mesa duket nuk është mjaftueshëm. Një metodë e re është regjistruar dhe kompania Samsung ka marrë patentën për të duke ia kaluar, sado pak, kompanisë tjetër nga Korea, LG, në betejën e sigurisë së smartfonëve në kyçje.

Patenta e re shpjegon se si përdoruesit mund të shkyçin një telefopn kur ekrani është në gjendje jo aktive thjesht duke vizatuar një formë të cilën e kanë regjistruar paraprakisht. Metoda funksionon me anë të ndërprerjes së vijave që realizon përdoruesi në vizatim në momente para se telefoni të shkyçet, pra, në një gjendje “gjumi” për telefonin, kur ekrani i tij është i fikur.

Kjo metodë mund të tingëllojë si e njohur sepse LG para shumë pak kohe prezantoi metodën Knock Code, që gjithashtu punon kur ekrani është i fikur. Metoda e LG-së nuk ka të bëjë shumë me vizatimin, por me trokitjen, me prekje të lehtë të ekranit kur është i fikur. Knock Code përkthehet “Kodi i trokitjes” dhe në të tillë mënyrë funksionon edhe me LG

Sipas Samsung, metoda e re që është patentuar nuk ka të bëjë shumë me përmasat, format apo orientimin që ka vizatimi i shkyçjes. Rëndësi ka që të jetë i lehtë për t’u vizatuar që përdoruesi të mos e harrojë, dhe gjithashtu të jetë i pranishëm kryqëzimi i vijave në mënyrë që sistemi ta njohë si forma e vizatimit për shkyçje.

Mjafton të jetë i pranishëm të paktën një kryqëzim vije dhe më pas nuk është e nevojshme që të jetë forma ekzakte. Mjafton të kopjohet forma e kombinimit të kryqëzimit. Gjithashtu mund të bëhen disa kombinime. Për shembull, një kryqëzim vizatimi bën shkyçjen dhe dy vizatime mund të lançojnë aplikacionin e kameras e tre mund të optimizohet që të hapin shfletuesin.

Për momentin, është thjesht patenta që e ka marrë Samsung-u prandaj të gjithë po pyesin nëse do të jetë e disponueshme edhe në Samsung Galaxy S5 apo në telefonët e ardhshëm të Samsung-ut, apo kur do të jetë gati. Por gjithsesi, me këtë lëvizje Samsung-u shkon një hap përpara LG-së në sigurinë e smartfonëve. (PCWorld Albanian)

samsung-patent-580-90

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>