Harduer

Samsung integron Shazam në televizorët e 2017-ës

Aug 17 2017
0 Shpërndarje
Por duke filluar nga ky vit të gjithë televizorët Samsung do të kenë të integruar Sharam në Smart Hub. Samsung integron Shazam në televizorët e 2017-ës Photo Source: Samsung

Dëgjimi i një muzike të cilës nuk ja dini titullin nga TV tashmë është një makth i së kaluarës.  Nëse më parë duhej të merrnit telefonin në duar dhe të përdornit Shazam, Siri ose Google Assistant, duheshin ca sekonda përpara se ta identifikonit një muzikës.

Por duke filluar nga ky vit të gjithë televizorët Samsung do të kenë të integruar Sharam në Smart Hub.

Përdoruesit mund ta aktivizojnë duke përzgjedhur ikonën Shazam nga Smart Hub dhe kështu do të marrin menjëherë detajet e çfarëdo muzike që po luhet në moment.

Gjithashtu mund të përdorni komandat zanore të Samsung për të kërkuar identifikimin e një muzike thjesht duke thënë togëfjalëshin “What Song is this?”

Shazam do të identifikojë çdo këngë të luajtur në TV, dhe mbi një lidhje HDMI siç janë luajtësi blu-ray. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>