Biznes

Samsung investon 22 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale dhe 5G-në

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Grupi synon të investojë në inteligjencën artificiale dhe punësuar mbi 1,000 hulumtues në mbarë botën në qendra AI. Samsung investon 22 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale dhe 5G-në

Grupi Samsung do të investojë 22 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale, teknologjinë 5G, komponentët elektronikë për makinat dhe biznes e biofarmaceutikës.

Ky investim tre vjeçar i cili do të finalizohet në 2021 do të krijojë vende të reja pune dhe kanale të reja të ardhurash.

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories dhe telefonëve inteligjentë, nuk tregoi specifikisht sesi do të kanalizojë këtë fond investimesh.

Grupi synon të investojë në inteligjencën artificiale dhe punësuar mbi 1,000 hulumtues në mbarë botën në qendra AI.

Investimi në fjalë është pjesë e një investimi të madh prej 115 miliardë dollarësh përgjatë tre viteve të ardhshme i cili do të krijojë 40,000 vende të reja punë në Korenë e Jugut.

Vetë grupi Samsung numëron mbi 62 filiale të ndryshme me asete me vlerë 355 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>