Biznes

Samsung investon 500 milionë $ në fabrikën e re në Kinë

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Samsung investon 500 milionë $ në fabrikën e re në Kinë

The company logo is displayed at the Samsung news conference at the Consumer Electronics Show (CES) in Las VegasSamsung Electornics Co Ltd do të investojë 500 milionë dollarë për të ndërtuar një strukturë paketimi dhe për të testuar fabrikën në veriperëndim të Kinës, raportoi e përditshmja kineze China Daily të shtunën, teksa ndërmarrja më e madhe koreano – jugore zgjeron operacionet në Kinë.

Investimi i ri i Samsung-ut vjen në fronin e kompleksit me çipa të vitit të kaluar prej 7 miliardë dollarë, po ashtu në qytetin industrial të Xi’an dhe injektimit prej 1.7 miliardë dollarë gjatë janarit në operacionet e ndërmarrjes në Kunshan, që është një port prodhues që po rritet në shpejtësi në Shangai.

Samsung, që është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve, çipave memorikë dhe televizioneve , është duke kërkuar që të shumëfishojë klientët e vet dhe të zgjerojë kontrollin e vet tek rrjeti prodhues, që përfshin 250 fabrika furnizuese në Kinë.

Konstruktimi i fabrikës për paketim dhe testim pritet të fillojë në janar të vitit 2014 dhe synohet që të përfundojë në fund të atij viti, thuhet në raport. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>