Biznes

Samsung investon në Linux Foundation

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Samsung investon në Linux Foundation

Samsung ka njoftuar se do t’i bashkohet Fondacionit Linux në nivelin “Platinum”, që është niveli më i lartë i anëtarësisë dhe bart 500,000 dollarë në vit.

Investimi prej gjysmë milioni dollarësh do t’ia ofroj ndërmarrjes Samsung një ulëse në bordin e fondacionit dhe do t’ja mundësoj një mbikëqyrje më të mirë të versioneve të ardhshme të platformës Linux duke përfshirë sistemin operativ mobil Tizen, raporton Business Insider. Pjesa e re në Linux poashtu edhe përkrahja e sistemit operativ Tizen tregojnë qartë për një rrugëtim përpara drejt një sfiduesi të iOS nga Samsung dhe alternativës së Androidit të Google, që vet është i bazuar në platformën me burim të hapur.

Një zëdhënë i Linux-it deklaroi se “duke pasë parasysh mundësinë e shuarjes së Nokia-s si pasojë e problemeve financiare, ky lajmërim nënkupton se Samsung tani do të provoj t’i sfidojë dy sistemet operative mobile iOS dhe Android.”

Samsung së fundmi ka tejkaluar Apple, për t’u bërë kështu prodhuesi numër një i smartfonëve dhe gjatë muajit mars ishte titulluar si prodhuesi më i madh i celularëve në përgjithësi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>