Analiza

Samsung ironizon Apple për iPhone 6 Plus

Sep 11 2014
0 Shpërndarje
Samsung ironizon Apple për iPhone 6 Plus

gsmarena_001“Asnjë person nuk do të blejë një telefon me përmasa të mëdha”- u shpreh Steve Jobs në vitin 2010 në një event të mbajtur nga Apple”.

Me prezantimin e telefonit të ri iPhone me përmasa 5.5 inç, Samsung ka “ngacmuar” kompaninë Apple nëpërmjet shprehjes së famshme të Steve Jobs. Samsung e ka përdorur këtë shprehje për t`i treguar kompanisë Apple se ata po dalin haptaz kundër parimeve të tyre.

Telefoni iPhone 6 Plus ka një ekran me madhësi 5.5 inç, gjë e cila ka karakterizuar kryesisht telefonët e kompanisë Samsung për një kohë të gjatë tashmë. Fjalisë së famshme me të cilën në atë kohë Steve Jobs ironizoi Samsung, kompania gjithashtu i ka shtuar shprehjen “Pa shiko se kush surprizoi veten dhe ndërroi mendje”.

Krahas Samsung edhe kompani të tjera kanë ironizuar Apple, duke përfshirë kështu edhe HTC, e cila deklaroi nëpërmjet një postimi në Twitter se telefoni HTC One (M8) ka një kohë të gjatë që ka dalë në treg. Kjo për shkak se parametrat e iPhone 6 janë të përafërta me HTC One. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>