Lajmet

Samsung ironizon me anë të një reklame iPhone 6 edhe para se të bëhet prezantimi

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
Samsung ironizon me anë të një reklame iPhone 6 edhe para se të bëhet prezantimi

samsungsizeenvy.0_cinema_1200.0Askush nuk është i sigurt nëse Apple është me të vërtet duke bërë gati prezantimin zyrtar të një iPhone me ekran më të madh, por kjo nuk e ka ndaluar kompaninë Samsung që të “ngacmojë” dhe ironizojë rivalen e saj.

Reklama e re e kompanisë shfaq një person i cili në formë ngazëlluese komenton thashethemet për madhësinë e ekranit të iPhone-it të ardhshëm. Entuziazmi i tij prishet kur shoku i tij, i cili ka në duar një Galaxy S5, pyet, “Kjo ende nuk ka ndodhur?” Videoja prej 30 sekondash më pas vazhdon me sugjerimin e narratorit që tregon faktin që smartfonët me ekrane më të mëdha janë tashmë në dispozicion.

Historikisht, Samsung asnjëherë nuk ka kursyer ironinë me produktet e Apple. Vetëm më herët gjatë këtij muaji, kompania publikoi një tjetër reklamë, e cila merrej me jetëgjatësinë e diskutueshme të iPhone-it në vend se të merrej me madhësinë e një smartfoni që ende nuk është prezantuar zyrtarisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>