Harduer

Samsung iu mundëson konsumatorëve nga SHBA që të provojnë për 21 ditë pajisjet Galaxy para blerjes

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Samsung iu mundëson konsumatorëve nga SHBA që të provojnë për 21 ditë pajisjet Galaxy para blerjes

Galaxy-Note-2-Samsung-ATT-DevicesGara mes të prodhuesve të smartfonëve sa vjen e bëhet më e “nxehtë”, e sidomos tani që Samsung është duke iu mundësuar konsumatorëve të interesuar në pesë qytete të SHBA-së që të provojnë pajisjet e veta Galaxy për 21 ditë përpara se të vendosin nëse duan ta bëjnë blerjen. Marrëveshja është në dispozicion në Nju Jork, Los Anxhelos, Santa Klara, Hjuston dhe Dallas dhe në mesin e pajisjeve që mund të provohen janë Galaxy S5 dhe Note 3, e po ashtu edhe pajisjet që mund të vishen si Gear 2 dhe Gear Fit.  

Kjo vjen pas marrëveshjes që Motorola e paraqiti, që quhet “Provoje pastaj Bleje”, më herët gjatë këtij muaji për pajisjen e saj Moto X. LG ka lajmëruar po ashtu diçka të ngjashme, por që është më e përqendruar për zhvillues – duke iu mundësuar atyre që të huazojnë smartfonët  e vet pa pagesë për një muaj. Programi nga Samsung është pa pagesë, por konsumatorët duhet të bëjnë një depozitim gjatë periudhës së testimit, që mund të rikthehet plotësisht pasi pajisja e padëmtuar të rikthehet brenda periudhës prej 21 ditësh. 

Teksa konsumatorët përballen me një varg që zgjerohet të përzgjedhjeve për secilin smartfon dhe pajisje që mund të vishet, për ta blerë, duket që programet testuese mund të bëhen të popullarizuara –  kompanitë duhet të jenë të sigurta që produktet e tyre tërheqin konsumatorë potencialë dhe që nuk i largojnë ata. (PCWorld Albanian) 

 

Lajmet e fundit>