Lajmet

Samsung ka filluar punën për opsionet e kontrollit me mendje në tabletë

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Samsung ka filluar punën për opsionet e kontrollit me mendje në tabletë

Duket se Samsung nuk po humbet kohë kur vjen puna tek inovacioni. Së fudmi në pajisjet e kompanisë janë shtuar opsione si komandimi me sy apo me gjeste.

A mund të presim së shpejti opsione që na mundësojnë të kontrollojmë pajisjet tona me mendje? Mesa duket, po.

Samsung ka filluar punën për të zhvilluar teknologji që do të na mundësojmë të arrijmë të kontrollojmë dhe menaxhojmë pajisjet tona elektronike me mendje, por ajo që thuhet për momentin është se këto veçori nuk do të vijnë tek konsumatorët në të ardhmen e afërt.

Në bashkëpunim me kërkuesit e Universitetit të Teksasit, Samsung-u ka filluar të punojë mbi një sistem që i mundëson përdoruesve të kontrollojnë Galaxy Note 10.1 vetëm përmes trurit.

Për momentin është ende në fazat e para të zhvillimit: përdoruesve u duhet të mbajnë një pajisje të çuditshme (në kuptimin, të shëmtuar), e cila kap sensorët EEG.

Por, ajo që mund të thuhet aktualisht është se kjo pajisje, pavarësisht pamjes së saj të jashtme, është mjaft e avancuar në llojin e vet. Nuk ka nevojë për konfigurime të komplikuara, mjaftojnë vetëm disa sekonda për t’u vënë në përdorim.

Pajisja është projektuar për të kuptuar komandat e valëve të trurit. Deri tani saktësia e interpretimit të tyre ka rezultuar 80 – 95%. Hapi i rradhës është të ridizajnohet, duke e bërë më të pranueshme për t’u mbajtur gjatë ditës. Së fundi, thuhet se pajisja po zhvillohet më tepër me synimin për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara. (PCWorld Albanian)

samsung

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>