Harduer

Samsung ka filluar punën për orën e vet të dorës

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Samsung ka filluar punën për orën e vet të dorës

SamsungKohët e fundit po qarkullojnë shpesh lajme mbi orën e dorës që thuhet se po zhvillon Apple.

Por mesa duket në këtë treg relativisht të ri po përpiqet të hyjë edhe një lojtar tjetër me po kaq shumë potencial: Samsung-u. Lajmi është konfirmuar kësaj here nga vetë zëvendës presidenti i sektorit mobile, Lee Young-hee, në një intervistë në Seul.

“Po punojmë fort për ta bërë gati këtë produkt të ri. Kemi në plan edhe produkte të tjera për të ardhmen, por ora është një nga më kryesoret,” u shpreh ai.

Lee nuk dha detaje të tjera mbi karakteristikat e orës apo çmimin e saj. E vetmja gjë që ai theksoi ishte se kompania kishte filluar ta përgatiste prej kohësh orën.

Konfirmimi nga Samsung vjen pas muajve të tërë spekulimesh se Apple do të prodhonte një orë dore dhe se këta të fundit kishin bërë gati edhe patentat për t’i zotëruar vetë këto produkte.

Gjithsesi, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Apple nëse vërtet kompania po zhvillon një produkt të tillë.

Të shohim nëse informacionet e deritanishme do të rezultojnë të vërteta dhe nëse ora e Samsung-ut do të prodhohet deri në fund e nëse do të rezultojë e suksesshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>