Harduer

Samsung ka në plan të lançojë 5 smartfonë në fillim të 2014-s

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Samsung ka në plan të lançojë 5 smartfonë në fillim të 2014-s

Samsung_Galaxy_S4_35627724-9248_620x433_610x426Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve ETNews rezulton se Galaxy S5 mund të jetë një prej 5 smartfonëve që pritet të lançohen nga Samsung në tremujorin e parë të vitit 2014.

Ky raportim mbështetet edhe nga informacionet që kanë qarkulluar së fundmi mbi disa pajisje të reja të kësaj kompanie.

Në javët e fundit është diskutuar shumë mbi dizajnin dhe teknologjinë e ekranit të modelit Galaxy S5 madje, po publikohen aq shumë informacione saqë duket sikur pajisja është gati për t’u hedhur në treg.

Gjithashtu është përfolur mbi lançimin e një versioni me çmim më ekonomik të smartfonit të stërmadh Samsung Galaxy Note 3.

Ky model i njohur me emrin Galaxy Note 3 Lite do të ketë ekranin dhe smartfonin më pak cilësor sesa origjinali. Pajisja mund të debutojë në Kongresin e Botës Mobile (MWC) që organizohet në muajin shkurt.

Një pajisje tjetër që mund të ofrohet së shpejti është edhe Samsung Galaxy Round Lite që pritet të jetë një ndërthurje e smartfonëve Galaxy Grand dhe Grand 2. Vlen të përmendim se jo çdo pajisje që prezantohet nga Samsung hidhet në tregun global.

Disa smartfonë si për shembull, ato të familjes Galaxy Grand, zakonisht synojnë vetëm disa tregje dhe kompani celulare specifike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>