Biznes

Samsung ka shitur 10 milionë Galaxy Note 3 për dy muaj që nga lançimi

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Samsung ka shitur 10 milionë Galaxy Note 3 për dy muaj që nga lançimi

Galaxy-Note3-FlipCoverSamsung ka lajmëruar që pajisja e vet më e fundit me ekran të madh phablet, Galaxy Note 3, që është pasues i pajisjeve të suksesshme Note dhe Note II, ka tejkaluar numrin prej 10 milionë shitjeve që nga dalja në tregjet ndërkombëtare më 25 shtator.

Kjo nënkupton që është dashur të kalojnë më tepër se dy muaj për t’u arritur kjo shifër e shitjeve.

Ndërmarrja koreane nuk ofroi shifra për shitjet e tanishme, vetëm shitjet e kanaleve, ose siç quhet ndryshe dërgesat, por edhe ky është një matës i mirë i popullaritetit të Note 3, duke pasur parasysh që për Note I u deshën nëntë muaj që të arrihet shifra prej 10 milionë, ndërsa Note II iu deshën katër muaj.

Samsung zbuloi Note 3 në fillim të shtatorit, me një përmirësim në krahasim me Note II të paraqitjes prej 5.7 inç Super AMOLED, me 3 GB RAM dhe me një procesor katër-bërthamor 2.3GHz (versioni LTE) ose procesor prej tetë bërthamash 1.9GHz (vetëm versioni 3G), e po ashtu edhe një bateri prej 3,200mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>