Analiza

Samsung ka shitur 55 milion njësi të Galaxy S7 dhe S7 Edge

May 2 2017
0 Shpërndarje
Në vetëm tre muajt e parë të këtij viti kompania ka shitur 7.2 milion njësi të telefonit i cili ka mbushur një vjeç tashmë. Samsung ka shitur 55 milion njësi të Galaxy S7 dhe S7 Edge Photo Source: AndroidPit

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge janë dy prej telefonëve më popullor në mesin e konsumatorëve. Sipas një raporti të Strategy Analytics, shitjet e kombinuara të dy modeleve kalonin 55 milion njësi në fund të tre mujorit të parë të 2017-ës.

Në vetëm tre muajt e parë të këtij viti kompania ka shitur 7.2 milion njësi të telefonit i cili ka mbushur një vjeç tashmë.

Sipas raportit Samsung ka shitur 92.8 milion pajisje vetëm në tre mujorin e parë kur 86% e tyre janë telefonë. E thënë ndryshme Samsung zë 23% të tregut të telefonëve në tre mujorin e parë.

Edhe pse shitjet e Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë qenë të lartë, Galaxy S8-ta pritet të lërë gjurmë në historinë e kompanisë. Deri në këto moment S8 dhe S8 Plus kanë dhënë sinjale pozitive se do të jenë akoma edhe më popullor se paraardhësit e tyre.

Tani që kanë filluar shitjet e S8 dhe S8 Plus, pritet edhe rënia e Galaxy S7 dhe S7 Edge. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>