Harduer

Samsung ka zhvilluar një modem LTE me shpejtësi 1.2 Gbps

Jul 31 2017
0 Shpërndarje
Procesori i ardhshëm i kompanisë me këtë modem rrit shpejtësinë e të dhënave duke grumbulluar bandwidth mbi 6 frekuenca. Samsung ka zhvilluar një modem LTE me shpejtësi 1.2 Gbps

Samsung Electronics ka zhvilluar një teknologji për modemët LTE të cilët arrijnë një shpejtësi maksimale shkarkimi prej 1.2 Gbps.

Procesori i ardhshëm i kompanisë me këtë modem rrit shpejtësinë e të dhënave duke grumbulluar bandwidth mbi 6 frekuenca.

Gjigandi Koreano Jugor i teknologjisë tha se kishte punuar me Anritsu për të zhvilluar teknologjinë e re Cat.18 6CA LTE.

Për të maksimizuar fuqinë e transferimit të të dhënave modemi përmban teknologjinë 4×4 MIMO dhe skema modulimi të amplitudës prej 256 kuadraturë.

Procesori i parë me këtë teknologji do të hyjë në prodhim në fund të vitit, Samsung Exynos 9 8895.

Samsung gjithashtu tha se do të tejkalojë rivalin e tij TSMC në prodhimin e procesorëve sapo fabrika 7 nanometër të fillojë prodhimin vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>