Harduer

Samsung: Kërkesa për Galaxy S8-ën më e lartë se për S7-ën

Apr 13 2017
0 Shpërndarje
Galaxy S8, i cili del në shitje në Korenë e Jugut më 16 Prill, do të fillojë shitjet në mbarë botën më 21 Prill. Samsung: Kërkesa për Galaxy S8-ën më e lartë se për S7-ën Photo Source: Reuters

Porositë për Galaxy S8-ën kanë tejkaluar ato të paraardhësit Galaxy S7 tha shefi i biznesit mobil Dj Koh, duke hedhur poshtë pretendimet se shumë konsumatorë mund të kenë braktisur kompaninë pas problemeve me S7-ën.

Galaxy S8, i cili del në shitje në Korenë e Jugut më 16 Prill, do të fillojë shitjet në mbarë botën më 21 Prill. Telefoni i ri është pritur mirë konsumatorët, ku investitorët presin vitin e parë me shitje rekord për gjigandin e telefonëve.

Telefoni i ri vjen në dy modele, 5.8 inç dhe 6.2 inç. S8 do të jetë telefoni Samsung më i sigurtë i të gjitha kohërave tha Koh falë masave të implementuara për të shmangur përsëritjen e një skenarit të Note 7-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>