Biznes

Samsung kërkon bllokimin e shitjeve të prodhimeve të Ericsson-it në SHBA

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Samsung kërkon bllokimin e shitjeve të prodhimeve të Ericsson-it në SHBA

Samsung Samsung Electronics është duke kërkuar që të bëhet bllokimi i importimit dhe i shitjeve të disa produkteve të caktuara të kompanisë Ericsson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dyshimin që ato produkte shkelin patentat e kësaj ndërmarrjeje.

Kjo lëvizje ndjek një të ngjashme të ndërmarrë nga Ericssoni për të bllokuar shitjet e disa produkteve të Samsung-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë ngriti një padi gjatë të premtes në Komisionin Ndërkombëtar për Tregti të Shteteve të Bashkuara (ITC), duke thënë që ndërmarrja suedeze ka shkelur shtatë patenta të saj.

Produktet për të cilat akuzohet Ericsson-i përfshijnë pajisje për rrjetin telekomunikues si stacione bazë.

Më herët Ericsson bëri disa padi ligjore për shkelje të patentave nga Samsung në SHBA

Teknologjitë kyçe në këtë çështje janë të lidhura me pajisjet elektronike për komunikim dhe bartje të të dhënave wireless, duke përfshirë radio frekuencën dhe rrjetet LTE. “Ne kemi kërkuar që të negociojmë me Ericsson-in në mirëbesim.

ericssonSidoqoftë, Ericsson ka dëshmuar mosdashje për të vazhduar bisedimet e tilla duke bërë kërkesa të paarsyeshme”,- tha Samsung në një deklaratë gjatë ditës së mërkurë. ITC-ja ende nuk ka publikuar ankesën e Samsung-ut.

Më herët gjatë këtij muaji, Ericsson solli disa padi ligjore për shkelje të patentave nga Samsung në Shtetet e Bashkuara, duke u ndjekur më pas nga një ankesë me kërkesën e Komisionit për bllokim të shitjeve të pajisjeve të Samsung-ut duke përfshirë Galaxy S III dhe Galaxy Note. (PC World Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>