Lajmet

Samsung kërkon zhbllokim të përkohshëm

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Samsung kërkon zhbllokim të përkohshëm

Ndërmarrja Samsung Electroncs gjatë fundjavës i kërkoi një gjykate federale në Shtetet e Bashkuara për një qëndrim të përkohshëm për të lehtësuar urdhrin paraprak për bllokim të shitjeve të smartfonit Galaxy Nexus.

Gjykatësja Lucy H. Koh e Gjykatës së Qarkut të Kalifornisë, të premten lëshoi një urdhër bllokimi kundër Galaxy Nexus dhe “çdo produkti që shkelë patentën 8,086,604 të ShBA-ve.”

Nëse vendoset që Samsung është bllokuar gabimisht, atëherë Apple do të duhej të paguaj një dëmshpërblim në shumë prej 95.6 milionë dollarësh për të mbuluar çdo dëm që i është shkaktuar kompanisë Samsung.

Patenta numër 8,086,604 lidhet me ndërfaqen universale për rikthimin e informacionit në sistemin kompjuterik.

Ankesa e Apple mbron tetë patenta dhe identifikon shtatëmbëdhjetë produkte, por kjo ndërmarrje është përqendruar në bllokimin e smartfonit Galaxy Nexus dhe në bazë të katër patentave, përfshirë patentën 604, numër 8,046,721 që ka të bëjë me sllajdin për zhbllokim të smartfonit, patentën numër 8,074,172 për rekomandimet për fjalë dhe auto korrigjim, dhe patenta 5,946,647 që ka të bëjë me sistemin dhe metodën e kryerjes së një veprimi në strukturën e të dhënave të grumbulluara nga kompjuteri.

Gjykata konfirmoi se Apple kishte të drejtë për akuzat e sheljeve të patentave. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>