Harduer

Samsung konfirmon një altoparlant Bixby

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
Deklaratat e DJ Koh konfirmojnë raportet e Wall Street Journal gjatë muajit Korrik se një pajisje e tillë ishte duke u zhvilluar nga Samsung. Samsung konfirmon një altoparlant Bixby

Menjëherë pas debutimit të Galaxy Note 8-ës ditën e djeshme, shefi divizionit mobil të kompanisë DJ Koh konfirmoi se asistenti Bixby do të vijë së shpejti së bashku me një altoparlant.

Koh tha për CNBC se “Mbase së shpejti mund ta prezantojmë. Jemi ende duke punuar me të. Siç jemi shprehur edhe më parë, pajisjet Samsung duhet të ofrojnë një eksperiencë unike dhe i tillë dua të jetë altoparlanti Bixby.”

Deklaratat e DJ Koh konfirmojnë raportet e Wall Street Journal gjatë muajit Korrik se një pajisje e tillë ishte duke u zhvilluar nga Samsung.

Gjithashtu një altoparlant inteligjent është i nevojshëm sidomos tani që asistenti Bixby është i disponueshëm në 200 vende të botës. Me fjalë të tjera një super audiencë prej të cilës Samsung mund të grumbullojë të dhëna dhe të përmirësojë shërbimin.

Kur të prezantohet, altoparlanti Bixby do të përballet me konkurrencën e Amazon Alexa Echo, Google Home, Microsoft Cortana dhe Apple HomePod. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>